European Youth Awards, të rinjtë kosovarë fitojnë çmimin e parë

198

Mbrëmjen e djeshme u shpall fituesi i European Youth Awards (EYA) dhe në kategorinë për Digital Solutions with Social Impact, projekti Blood Donor (Dhuro Gjak) i krijuar nga studentët e Kolegjit Riinvest, fitoi vendin e parë.

EYA është një platformë për komunitetin paneuropian të krijuesve të rinj të ndryshimeve që përdorin teknologjitë digjitale për të përmirësuar shoqërinë.

Projekti Dhuro Gjak lindi si ide në njërën nga punëtoritë e Unicef Innovation Lab, ku edhe aty mori ndihmën e parë, qoftë nga ana e mentorimit, si dhe nga ajo financiare. Pasi ishte një nga projektet fituese në punëtorinë e Unicef Innovation Lab, projekti ra në sy të Ministrisë së Shëndetësisë ku edhe me datë 21 qershor u bë lançimi zyrtar i tij, duke e bërë MSH si pjesë e bashkëpunëtorëve të projektit.

Aplikacioni gjendet në AppStore dhe PlayStore gati për t’u shkarkuar.