“Expressen.se”artikull kushtuar Shqipërisë

204

Një vend me një transformim shumë të shpejtë që ka kaluar nga rreth 50 vite diktaturë, në një kaos që e përfshiu në vitet 90’ deri në destinacionin fantastik, shumë të lirë të Mesdheut, shkruan e përditshmja suedeze “Expressen.se” në një reportazh ku zbulon Shqipërinë.

Shqipëria po ecën shumë mirë. Qytetet po rriten dhe kjo është diçka e shkëlqyer.

Turistët po fillojnë të bëhen gjithnjë e më të shumtë dhe ka shumë hotele, kafene dhe restorante të reja.

Të qëndruarit në kafe është një stil jetese për shumë shqitarë.

Më parë dominonte kafeja turke, sot është kafeja ekspres italiane.

Madje, në restorantet përgjatë bregdetit ndihet influenca italiane, ku ka më shumë pica, rizoto dhe makarona al dente se sa menu klasike ballkanike.