Familja e madhe e lejlekut të Gjirokastrës (FOTOT)

16

Fillimi i muajit prill shënoi ardhjen e pranverës në Gjirokastër me mbërritjen e çiftit të lejlekut (Ciconia ciconia), të cilët filluan menjëherë me rregullimin dhe “fortifikimin” e folesë. Për këtë arsye, në ditët e para pas çeljes së vezëve ishte e vështirë të përcaktohej saktë numri i zogjve të çelur.

Përgjithësisht, ky lloj lëshon 2 deri në 4 vezë të cilat pas çeljes ushqehen nga prindërit deri në momentin që përvetsojnë më së miri instiktin e gjuetisë dhe janë gati të ndërmarrin fluturimin për mbijetesë drejt vendeve të dimërimit.

Lajmi i mirë është se foleja më e famshme e lejlekut në Shqipëri tashmë ka 5 të vegjël nën përkujdesjen prindërore, duke thyer kështu rregullin e zakonshëm të numrit të vezëve./ Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

FOTOT: © Joni Vorpsi