Fantazi? Së shpejti do shihni një “Hënë artificiale”

144

Duket fantazi, por shkencëtarët e kanë seriozisht.

Por a mundet që njeriu të krijojë një Hënë?

Një gjë të tillë po tentojnë ta realizojnë disa shkencëtarë në Kinë, të krijojnë një hënë artificiale e cila do të ndriçojë qiellin në rreth 50 milje përreth.

Sateliti ndriçues thuhet se do të vendoset brenda vitit 2020 në një qytet juglindor të Kinës.

Thuhet po ashtu se kjo hënë artificiale do të ndriçojë tetë herë më shumë sesa hëna e vërtetë.

Shkencëtarët ende nuk kanë zbuluar shumë detaje lidhur me këtë projekt, por idea është inspiruar nga një artist francez që parashikoi një gjerdan me pasqyra të varur mbi Tokë.

Sipas ekspertëve që po punojnë për hënën artificiale, ky satelit do të ndriçojë edhe më shumë netët dhe ndoshta do të shërbejë si një zëvendësim për dritat e rrugës.

Hëna artificiale mund të lëshojë ndriçimin e saj në rreth 10 deri në 50 km gjerësi

Edhe pse duket e pabesueshme teknologjia është duke punuar dhe mbetet për t’u parë sesa sukses do të ketë.

Krijimi i Hënës Artificiale është hasur edhe me kritika të cilat thonë se fuqia e dritës ndoshta do të ketë efekte tek kafshët apo edhe vrojtimet astronomike.

Por shkencëtarët kinezë mbrojnë hënën e tyre duke cilësuar se ndriçimi do të jetë i ngjashëm me atë të një muzgu.

Nuk është hera e parë që njerëzit kanë tentuar të nisin një objekt që reflekton dritë në qiell – por plane të tilla kanë dështuar.