Ferma blegtorale me cikël të mbyllur, modeli që krijon më shumë të ardhura dhe vende pune

22

Ferma blegtorale “Semanjaku” në Patos është një nga më të mëdhatë në vend, që ofron standarde të larta të therjes dhe përpunimit të thellë të mishit dhe furnizon me mish të freskët gici dhe viçi një pjesë të konsiderueshme të tregut vendas.

Në sajë të këtij financimi është bërë e mundur ndërtimi i thertores dhe pajisja me makineritë e duhura, ku gjendet linja e plotë e therjes, si edhe dhomat frigoriferike të përmasave të mëdha për ruajtjen e mishit, duke garantuar ruajtjen e sigurisë ushqimore.

Thertore “Semanjaku” është shndërruar në një nga më të mëdhatë në vend, e cila përveç se është një investim i rëndësishëm në këtë zonë, me standarde evropiane, kontribuon edhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe shtimin e të ardhurave.

/ata.gov.al