Fermerët që mbjellin grurë do subvencionohen nga shteti, ja sa lekë për hektarë

32

Fermerët që mbjellin grurë do subvencionohen nga shteti. Qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e buxhetit me 1,2 miliardë lekë të skemës kombëtare në mbështetje të bujqësisë.

Me rritjen e fondit do të shtohet edhe një masë e re në mbështetje të fermerëve që kultivojnë grurë. Masa e re parashikon mbështetje me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha (hektarë) të atyre fermerëve që kultivojnë grurin në hapësira mbi 1 ha.

“Fermerët që prodhojnë mbi 1 ha do të kenë mundësinë të marrin mbështetje rreth 30 mijë lekë për ha. Gruri mbështetet edhe me naftën pa taksa”, thuhet ne vendim.

Gjithashtu, autoritetet njoftuan miratimin e vendimit për rritjen e fondit të naftës pa taksë me 500 milionë lekë.