Festivali i Rinisë/ 100 të rinj nga gjithë Shqipëria mblidhen në Korçë, japin mesazhe fantastike

46

Të rinjtë janë kampionët tanë! Energjia, kreativiteti, idetë dhe nismat e tyre janë frymëzuese dhe ata duhen dëgjuar.

Për dy ditë me radhë, 100 të rinj nga 9 bashki të Shqipërisë janë mbledhur në Korçë, duke dhënë mesazhe sensibilizuese të çmuara.

Në ditën e parë të Festivalit të Rinisë 2022, përmes ndeshjeve sportive në basketboll
dhe volejboll, të rinjtë dhanë mesazhe sensibilizuese mbi pabarazitë gjinore dhe përjashtimin social. Ekipet që në përbërjen e tyre kishin djem dhe vajza, promovuan sportin si një mjet që nxit tolerancën, bashkëveprimin dhe jetesën aktive e të shëndetshme.

Dixhitalizimi, inovacioni dhe njohuritë mbi teknologjinë ishin kryefjala e diskutimeve, si aftësi thelbësore të nevojshme për profesionet/zanatet e së ardhmes.

Edicioni i 6-të i Festivalit të Rinisë të organizuar nga World Vision Albania krijoi hapësirën e duhur për të rinjtë për të adresuar problematikat që i shqetësojnë në komunitetet ku jetojnë, për të zgjeruar rrjetin e njohjeve dhe për t’u argëtuar.