Filmi shqiptar “Një udhëtim i shkurtër” triumfon në Venecia

11

Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri “Një udhëtim i shkurtër”,  triumfoi mes 12 produksioneve në kategorinë “Orizzonti Cortometragio”, dedikuar filmave që përfaqësojnë tendenca të reja estetike dhe shprehëse të kinematografisë botërore, me fokusin tek talentet e rinj dhe kinematografitë më pak të njohura, në edicionin e 80-të të Bienales.

Erenik Beqiri, talenti nga Puka që hyri në botën e kinemasë si student i Akademisë së Arteve në Tiranë, triumfoi mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venecia, ku mori Luanin e Venecias për filmat me metrazh të shkurtër, me filmin, “A SHORT TRIP”, duke na bërë të gjithëve krenarë me shkëlqimin në një prej konkurseve më prestigjiozë të botës.

Realizimi i filmit ka zgjatur 3 vjet. Filmi ka si subjekt një histori shqiptare, ku tregohen sakrificat e mëdha që bëhen nga shqiptarët në këmbim të një shtetësie të huaj.

/ata.gov.al