Rruga Ersekë-Leskovik drejt përfundimit, ofron një nga peizazhet më të bukura të natyrës

58

Në rrugën Ersekë-Leskovik vijojnë me ritme të larta punimet për rikonstruksionin e saj, përmes një fondi prej rreth 6 milionë euro, financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH.

Ersekë – Leskovik një nga rrugët me peizazhet më të bukura të natyrës, që do të ndeshni së shpejti e ku po punohet me ritëm për përfundimin.

Rruga është e gjatë 42.67 km, gjerësia e asfaltit ekzistues është rreth 4 m, ndërsa asfalti i ri do të jetë 5 m në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Rikonstruksioni i rrugës Ersekë–Leskovik synon përmirësimin e ndërlidhjes mes rajoneve  dhe lehtësimin e lëvizshmërisë drejt potencialeve turistike të rajonit të Korçës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të mundësive për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm rajonal.

Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës.

/ata.gov.al