Në Portin e Vlorës vijon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve, një numër i konsiderueshëm i të cilëve janë emigrantë që kthehen për pushime në atdhe, por edhe turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Sipas Portit të Vlorës vetëm fundjavën që lamë pas kanë hyrë në Portin e Vlorës 10 003 udhëtarë dhe 2144 automjete.
Autoritetet portuale kanë punuar me intensitet të lartë për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve.
Në port gjatë muajit korrik kanë hyrë 18.231 udhëtarë, 1396 më shumë se viti 2022 ose 8 % më shumë”.
Bregdeti i bukur, infrastruktura e përmirësuar dukshëm dhe hapësira atraktive të tilla si Lungomare me lokalet e shumta, apo bulevardi Vlorë-Skelë, përbëjnë disa nga faktorët dhe pikat e forta për treguesit e lartë të turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës në qytetin e Vlorës.
Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operojnë edhe anije turistike, të cilat nisen çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.
/ata.gov.al