Përkujtohet Gjon Shllaku, përkthyesi i kryeveprave botërore

4

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujton sot Gjon Shllakun (24 mars 1923 – 16 gusht 2003), intelektualin dhe përkthyesin që shqipëroi kryeveprat botërore.

Gjon Shllaku, lindur në Shkodër, ka qenë seminarist i cili më tej u shqua si përkthyes i klasikëve grekë, latinë e francezë. Nga 24 shtatori 1935 deri më 9 dhjetor 1945 studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve duke kryer dhe studimet e larta të teologjisë dhe filozofisë. Aty studioi për pesë vjet greqishten e lashtë, dhe për tetë vjet latinishten. Filozofia dhe teologjia jepeshin në latinisht, duke qene se ajo ishte gjuha e klerit.

Ishte vetëm 22 vjeç, kur regjimi komunist, në vitin 1946 e dënoi me 101 vjet burg si anëtar i grupit të “Bashkimit shqiptar”, prej të cilave vuajti 11, nëpër burgje e kampe internimi.

Profesor Shllaku u bë i njohur me përkthimin në shqip të Iliadës së Homerit, si dhe të veprave të Sofokliut, Euripidit, Virgjilit etj.

Më 25 dhjetor 1995 iu dha titulli “Profesor”, nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor, muaj kur dekorohet po ashtu me Urdhërin Naim Frashëri i Artë, nga Presidenti. Në prill të vitit 2003 i akordohet urdhëri “Mjeshtër i Madh” dhe nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës “Qytetar nderi i Shkodrës”. Është fitues i “Penës së Artë” të dhënë nga MTKRS për përkthimin e “Gjeorgjikave” të Virgjilit më 2001 si dhe fitues i ”Diskut të Argjendtë” akorduar nga qeveria greke me anë të ambasadës së saj në Tiranë.

/ata.gov.al