Fluks vizitorësh në Kalanë e Rozafës, mbi 16 mijë vetëm në maj

20

Kalaja e Rozafës në Shkodër ka pasur një fluks të lartë vizitorësh gjatë muajit maj. E cilësuar si një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, kjo kala po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se “gjatë muajit maj shifra e vizitorëve në Kalanë Rozafa, arriti mbi 16 mijë vizitorë duke u 3-fishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje motivuese dhe premtuese për turizmin kulturor”.

Sipas DRTK Shkodër, gjatë muajit maj të 2021 kjo kala u vizitua nga 4576 vizitorë, ndërsa në maj të këtij viti nga 16 156 vizitorë. Kalaja e Rozafës në vitin 2021 u vizitua nga mbi 51 mijë turistë vendas e të huaj.