Foka e Mesdheut sërish në ujërat shqiptare

9

Foka e Mesdheut, një ndër speciet më të rralla detare është filmuar sërish në ujërat e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Është ndër speciet më të rralla detare, e dokumentuar shkencërisht për herë të parë në ujërat tona në vitin 2020 dhe vazhdimisht na kënaq sytë falë specialistëve pasionantëve të zonave të mbrojtura të Vlorës dhe shoqatave bashkëpunuese.

Prania e fokës së Mesdheut në brigjet e Shqipërisë është një tregues i potencialit të jashtëzakonshëm natyror që vendi ynë gëzon.

Ky segment ujor përbëhet nga habitate tepër të përshtatshme për praninë e fokës së Mesdheut.

/ata.gov.al