10.1 milionë turistë në 2023-shin

0

Ndahen sot shifrat e rritjes së numrit të turistëve që vizituan vendin tonë, krahasuar me një vit më parë.

“Shënuam rekordin e 10,1 milionë vizitorëve të huaj që e shijuan Shqipërinë tonë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke na “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese”, theksoi kreu i qeverisë.

Nga dhjetor 2022 vendi ynë u vizitua nga 391 mijë turistë, ndërsa në dhjetor 2023 vendi ynë u vizitua nga 617 mijë turistë, me një rritje +58% më shumë vizitorë.

Në periudhën janar-dhjetor 2022 vendi ynë u vizitua nga 7.5 milionë turistë, ndërsa në periudhën janar-dhjetor 2023 vendi ynë u vizitua nga 10.1 milionë turistë, me një rritje +35% më shumë vizitorë.

/ata.gov.al