Forcohet euroja, bie dollari në këmbim me lekun

3
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 87,38 lekë, ose 2,2 lekë më pak dhe euroja u forcuan me 0,55 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 99,47 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 114,43 lekë, ose 0,89 lekë më pak se ditën e enjte dhe  franga zvicerane u forcua në këmbim me lekun me 0,85 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me me 106,98 lekë.

Referenca: ata.gov.al