Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,31 lekë, krahasuar me ditën e hënë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,04 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 90,82 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99,32 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 117,94 lekë ose 0,23 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 103,31 lekë ose 0,03 lekë më shumë se një ditë më parë.
Referenca: ata.gov.al