FOTO/ Dhia e egër shfaqet në Malin e Tomorrit

37

Moratoriumi i gjuetisë në Shqipëri ka bërë që të shtohen numri i dhive të egra në Shqipëri dhe kryesisht në Parkun Kombëtar Mali i Tomorrit.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e cila njofton se disa pjesëtarë të dhisë së egër u shfaqën në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit.

“Dhia e Egër,një nga kafshët më të rralla në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, është shfaqur disa pjesëtarëve të ADZM Berat , gjatë monitorimit të faunës në kreshtën e Malit të Tomorrit”, thuhet në njoftim.

Dhia e egër ballkanike – (Rupicapra rupicapra) i takon klasës së gjitarëve (Mammalia) në radhën e çift-thundrakëve (Artiodactyla). Mund të arrijë lartësi deri në 80 cm, dhe gjatësi deri në 130 cm, ndërsa disa meshkuj më të fortë arrijnë peshë edhe deri në 40 kg. Femrat në krahasim me meshkujt janë më të vogla dhe me peshë më të vogël.

Grabitqarë kryesorë janë rrëqebulli dhe ujku, ndërsa më të rinjtë mund të sulmohen edhe nga shqiponjat. Ushqimi i saj përbëhet prej bimëve barishtore, gjethet e reja të shkurreve të larta malore, manaferrat dhe mjedrat.

Gjatë procesit së konsumit të ushqimit ato mbijetojnë. Jetëgjatësia e tyre është deri në 20 vjet. Në Parkun Kombëtar Mali i Tomorrit jeton në ekosisteme natyrore dhe gjysmënatyrore me bar të thatë dhe në habitate shkëmbore. Dhia e egër është e mbrojtur më dokumentin Evropian “Direktiva për vendbanime II/IV”.