FOTO/ Eksperienca e veçantë, 40 studentë i shtrohen punës për dy javë në 42 fshatra

30

Banorë të 42 fshatrave, nga 4 rajone të Shqipërisë, çelën dyert për studentët e projektit “Në Fshat“ që synon një prespektivë të re për komunitetin rural, për të ndalur shpopullimin.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me mbështetjen e programit gjerman GIZ, nisën  këtë projekt për promovimin e fshatrave shqiptare me potencial turistik të pashfrytëzuar dhe nxitjen e brezave të ardhshëm që të punojnë dhe jetojnë në zona rurale.

40 studentë të ndarë në 4 grupe, jetuan dhe punuan për dy javë përkrah banorëve të fshatit.

Të vetëquajtur sipas rajonit që përfaqësonin, nga bjeshkët e Alpeve në majën e Korabit, nga serenatat tek kryevepra e polifonisë, ata zbuluan dhe u frymëzuan me mundësitë pafund që ofrojnë këto fshatra.

Foto e publikuara janë pjesë katalogut me momentet më të bukura të grupeve të studentëve: grupit të Bjeshkëve, Korabit, grupit të serenatave dhe polifonikëve, sipas rajoneve të eksploruara.