FOTO / Dhjetori i festave të Fundvitit në Pukë

13

Puka, parajsa e fshehtë e Veriut, e kthyer tashmë në një destinacion turistik, ka ndezur dritat e festave të Fundvitit.

Sot u ndanë pamje nga qyteti i Pukës në prag të festave të Fundvitit.

Reflektimi i dritave mbi liqen, sjell një pamje mbresëlënëse, sidomos në këto ditë dimri.

Qendra e qytetit të Pukës dhe Liqeni i Vogël e kanë shndërruar atë dhe në një atraksion të ri turistik gjithëvjetor.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.

ata.gov.al