Foto: Ja si duket sheshi ”Skenderbej” para hapjes edhe për qytetarët

745

Të shtunën në mbrëmje Bashkia e Tiranës do të hapë për qytetarët sheshin “Skënderbej”, i cili do të jetë tërësisht në dispozicion vetëm të këmbësorëve.

Ky shesh është një risi për vendin tonë edhe në këndvështrimin ekologjik, duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve. Ndërkohë që ndriçimi i sheshit dhe i godinave përreth, si dhe gurët e pemët e sjella nga gjitha trojet shqiptare, i jep qendrës së Tiranës pamje dinjitoze duke u shndërruar atë në mënyrë simbolike në qendrën e të gjithë shqiptarëve.

Një element shumë i rëndësishëm i këtij sheshi është edhe gjelbërimi. Ky projekt ka sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Sipërfaqet e gjelbërta do të mbillen me rreth 900 pemë të larta dekorative, 520 drurë frutorë, 954 shkurre të larta dekorative, 4400 shkurre të ulëta dhe 35 mijë rrënjë lulesh.