FOTO/ Njihuni me Valmirin, mësuesi që ka fotografuar 100 lloje shpendësh në zonën e tij

135
Valmir Gashi, një mësuesi të ri nga Drenoci i Kosovës, ka fotografuar 100 lloje të shpendëve të egër që hasen në rrethinat e vendbanimit të tij.
Valmiri është një prej shembujve më frymëzues përballë virtyteve të përkushtimit, vendosmërisë dhe padyshim dashurisë dhe pasionit për natyrën dhe shpendët e egër në veçanti. Puna e tij merr edhe vlerë shkencore pasi mundëson dokumentin e llojeve në zonë si dhe kohën e hasjes së tye.
Dhënia pas fatografimit të shpendëve të egër, i ka mundësuar Valmirit të mprehë aftësistë e tij për dallimin e shpendëve të egër, duke e bërë njohës shumë të mirë të tyre.
“100 shpezët e Drenocit (6 prej tyre i kam fotografuar për herë të parë në Kosovë)”, shkruan ai.
1. Bengu (Oriolus oriolus)
2. Bilbili (Luscinia megarhynchos)
3. Bilbilthi gjoksskifter (Sylvia nisoria)
4. Bilbilthi kapëzi/ kokëzi (Sylvia atricapilla)
5. Bilbilthi këngëtar (Sylvia crassirostris)
6. Bilbilthi i përhimtë (Sylvia communis)
7. Bilbilthi i zakonshëm (Sylvia curruca)
8. Bishtbardha e gurit (Oenanthe oenanthe)
9. Bishtatundësi i bardhë (Motacilla alba)
10. Bishtkuqi i mureve (Phoenicurus phoenicurus)
11. Bishtkuqi zeshkan (Phoenicurus ochruros)
12. Bletëngrënësi evropian (Merops apiaster)
13. Cerla dimërake (Spinus spinus)
14. Cerla e kallamishteve (Emberiza schoeniclus)
15. Cerla e malit (Emberiza cia)
16. Cerla e zakonshme (Emberiza calandra)
17. Cerla gushëgjelbër (Emberiza cirlus)
18. Cerla kokëzezë (Emberiza melanocephala)
19. Cerla verdhashe (Emberiza citrinella)
20. Cërloi i zi pikalosh (Sturnus vulgaris)
21. Çapka e përhimtë (Ardea cinerea)
22. Çeku kokëzi (Saxicola rubicola)
23. Çeku vetullbardhë (Saxicola rubetra)
24. Çerri (Troglodytes troglodytes)
25. Dallëndyshja bishtgërshërë (Hirundo rustica)
26. Dallëndyshja e natës (Caprimulgus europaeus)
27. Dallëndyshja kërbishtbardhë (Delichon urbicum).
28. Dallëndyshja kërbishtkuqe (Hirundo daurica)
29. Dredhuesi gushëpërhimtë (Prunella modularis)
30. Drenja (Lullula arborea)
31. Drenja e luadhit (Anthus pratensis)
32. Drenja e pyllit (Anthus trivialis)
33. Fazani (Phasianus colchicus)
34. Fishkëllyesi gushëverdhë (Phylloscopus trochilus)
35. Fishkëllyesi i madh (Phylloscopus sibilatrix)
36. Fishkëllyesi i vogël (Phylloscopus collybita)
37. Gala – Qava (Corvus monedula)
38. Gardalina (Carduelis carduelis)
39. Grifsha (Garrulus glandarius)
40. Gushkuqi (Erithacus rubecula)
41. Gjelbërushja (Chloris chloris)
42. Gjeraqina (Accipiter gentilis)
43. Gjeraqina e shkurtës (Accipiter nisus)
44. Harabeli i fushës (Passer montanus)
45. Harabeli i shtëpisë (Passer domesticus)
46. Kërpngrënësi (Linaria cannabina)
47. Korbi (Corvus corax)
48. Korbi i përhimtë – Gafka (Corvus cornix)
49. Kukuvajka (Athene noctua)
50. Kumria (Streptopelia decaocto)
51. Kuqalashi qafkëzi (Pyrrhula pyrrhula)
52. Laraska – Sorra (Pica hudsonia)
53. Larashi i vogël ballëzi (Lanius minor)
54. Larashi kokëkuq (Lanius senator)
55. Larashi kurrizkuq (Lanius collurio)
56. Lauresha me napkë (Galerida cristata)
57. Mbretthi (Regulus regulus)
58. Mbretthi vetullbardhë (Regulus ignicapillus)
59. Mëllenja (Turdus merula)
60. Mizakapësi i përhimtë (Muscicapa striata)
61. Mizakapësi i zi (Ficedula hypoleuca)
62. Mizakapësi qafëbardhë (Ficedula albicollis),
63. Pëllumbi i egër i shkëmbit (Columba livia)
64. Pëllumbi i pyllit apo Gugashi (Columba palumbus)
65. Përqeshësi i gjelbër
(Hippolais icterina),
66. Pupëza (Upupa epops)
67. Qafëdredhësi (Jynx torquilla)
68. Qukapiku i gjelbër (Picus viridis)
69. Qukapiku larosh i madh (Dendrocopos major)
70. Qukapiku larosh i mesëm (Dendrocopos medius)
71. Qukapiku larosh i vogël (Dendrocopos minor)
72. Qukapiku larosh sirian (Dendrocopos syriacus)
73. Qukapiku i përhimtë (Picus canus)
74. Qyrylyku i vogël (Actitis hypoleucos)
75. Qyqja (Cuculus canorus)
76. Skifteri i vogël (Falco columbarius)
77. Skifteri i drurëve (Falco subbuteo)
78. Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus)
79. Sqeptrashi (Coccothraustes coccothraustes)
80. Shkurta (Coturnix coturnix)
81. Shqipja e balltaqeve (Circus pygargus)
82. Shqipja e fushës (Circus cyaneus)
83. Shqipja e kënetave (Circus aeruginosus)
84. Shqipja e stepave (Circus macrourus),
85. Shqiponja grenxangrënëse (Pernis apivorus),
86. Shqiponja gjarpërngrënëse (Circaetus gallicus),
87. Shqiponja minjngrënëse (Buteo buteo)
88. Shqiponja peshkngrënëse (Pandion haliaetus)
89. Trishtili bishtgjatë (Aegithalos caudatus)
90. Trishtili i kaltër (Cyanistes caeruleus)
91. Trishtili i madh (Parus major)
92. Turtulli – Turreci (Streptopelia turtur)
93. Tusha e madhe e fushës (Turdus pilaris)
94. Tusha e malit (Turdus viscivorus)
95. Tusha këngëtare (Turdus philomelos)
96. Tusha vetullbardhë (Turdus iliacus)
97. Thëllëza e fushës (Perdix perdix)
98. Zborakësi (Fringilla coelebs)
99. Zborakësi i malit apo zogu i borës i malit
(Fringilla montifringilla)
100. Zvarritësi i zakonshëm (Sitta europaea)