FOTO/ Objekti mbi 200 vjeçar, drejt përfundimit restaurimi i Urës së Kurcajt

22

Ura e Kurcajt e shekullit XVIII, e vendosur në grykën mbi lumin Zezë në Krujë, monument kulture i kategorisë I, i është nënshtruar restaurimit.

Kjo urë është një tjetër sit që po restaurohet nga programi EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës.

Zbatuesit e projektit njoftojnë se, punimet restauruese po vazhdojnë me intensitet dhe Ura e Kurcaj do të jetë shumë shpejt e aksesueshme për banorët dhe turistët.

Ky sit i trashëgimisë kulturore i ndërtuar shekuj më parë, do të kthehet në arsyen kryesore të rivitalizimit të zonës rreth tij.

Ura është ndërtim i shekullit XVIII. Ajo i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë sipas këtij itinerari: Tiranë-Zall-Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë. Në faqet ballore ura është e punuar me gurë pllakë të zinj vendosur shtrirë, ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh.