“Micro Folie”/ Vjen hapësira më e re kreative në Tiranë, afron të rinjtë me teknologjinë dhe artin

35

Hapësira më e re kreative “Micro Folie”, afron më shumë të rinjtë dhe fëmijët me teknologjinë dhe artin.

Ky projekt, dedikuar industrisë kreative është krijuar në Francë dhe hapi sonte siparin në Tiranë si Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Micro Folie” përfshin muze digjital, laborator dhe lojëra me qëllim informimin, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve me artin vendas dhe botëror.