FOTO/ Tiranës i shtohen edhe dy terrene sportive

21

Pas fushës së re të basketbollit pranë rrugës “Emil Legrand” një javë më parë, Tiranës i shtohen edhe dy terrene të reja sportive, që do t’u shërbejë të rinjve për një jetë aktive në natyrë.

Mësohet se eshte rehabilituar ish-fusha e vjetër e basketbollit në bllokun e banimit pranë rrugës “Shefqet Musaraj”, duke i rikthyer të gjithë parametrat.

Gjithashtu të rinjtë dhe të rejat do të kenë edhe një fushë volejbolli e cila do të plotësojë të gjitha standardet. Fushat do të shërbejnë jo vetëm për aktivitete sportive, por dhe për takimet e komunitetit të zonës. Të dyja terrenet e reja sportive do të jenë të pajisura edhe me prozhektorë që do të mundësojnë shfrytëzimin e tyre edhe në orët e vona të mbrëmjes.