FOTOT/ Diva shqiptare Ermonela Jaho merr një tjetër vlerësim për karrierën e saj brilante

94
Barcelona 28 de junio de 2017 Ermonela Jaho soprano que interpreta a Cio-Cio-San Madama Butterfly en Peralada En el Hotel Petit Palace Boqueria Foto Ricard Fadrique

Sopranoja e shquar Ermonela Jaho, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është zgjedhur anëtare nderi e Shoqatës Lirike “Alfredo Kraus”, (Associazione Artistica Asturiana, “Alfredo Kraus” ), në Spanjë.

Akademia e Shkencave thekson se “pas suksesit të djeshëm në premierën e operas  “Adriana Lecouvreur” në Spanjë, për të cilën gazetat më të mëdha shkruan me tituj si “Brillante Ermonela”, “Ermonela Jaho una diva” etj, sot një tjetër vlerësim i merituar për të”.

Në një ceremoni të veçantë sopranoja Jaho u nderua me dhënien e medaljes si anëtare nderi e shoqatës që mban emrin e tenorit të shquar, Alfredo Kraus Trujillo.

Akademia e Shkencave i uron suksese të tjera sopranos sonë të shquar Ermonela Jaho e cila është shndërruar prej vitesh në një emblemë të artit interpretues botëror.

Sopranoja Jaho shprehet se “që në momentin e parë që këndova në Oviedo, ndjeva një lidhje shumë të veçantë. Dhe unë u jam shumë mirënjohës atyre, për dashurinë e tyre për artin dhe artistët. Sot më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për shpirtrat tanë për t’u lidhur dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë janë muzika dhe arti, sepse ato na mësojnë të ndjejmë, të vlerësojmë gjërat e bukura dhe të jemi në harmoni me njëri-tjetrin”.

“Njerëzimi ushqehet dhe rritet me kulturën dhe është trashëgimia më e mirë që mund t’ua lëmë brezave të rinj. Në të njëjtën mënyrë që bënë artistët e mëdhenj si Alfredo Kraus, Callas apo Caballé. Ju falënderoj për këtë vlerësim që do të thotë shumë për mua, sepse do të më japë akoma më shumë forcë për t’u përmirësuar dhe për ta lënë shpirtin tim të shprehet lirshëm në skenë. Rroftë muzika dhe rroftë opera”, shprehet sopranoja e mirënjohur.