FOTOT/ Hapet për qarkullimin e automjeteve segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi

34

Rruga Palasë-Dhërmi është hapur provizorisht për qarkullim, ndërsa sipas autoriteteve shtetërore do të jetë përfundimisht gati në fillim të sezonit të ardhshëm veror.

Kjo rrugë është e projektuar për t’i ardhur në ndihmë fshatrave turistike që po ndërtohen në këtë zonë, pjesë e projekteve strategjike që janë miratuar nga Këshilli i Investimeve Strategjike për ndërtimin e ujësjellësve, apo furnizimin më të mirë me energji elektrike.

Hapja e këtij aksi do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut të rënduar në aksin Palasë-Dhërmi. Rruga lidhet dhe me tunelin e Llogorasë, ku po vijojnë punimet për hapjen e tij.

Projekti i ndërtimit të rrugës Palasë-Dhërmi parashikon edhe ndërtimin e një pedonaleje për këmbësorët, si dhe një korsie për biçikletat dhe vrapuesit.