FOTOT/ Historia e parkut sekret në Nju Jork, futen vetëm ata që kanë…çelës

124

Thellë në Manhatan është një park me histori të veçantë, histori që e bën të jetë një nga thesaret e qytetit.

Pak veta kanë privilegjin të zotërojnë çelësat që duken të zakonshëm në pamje, por që të fusin në parkun më ekskluziv të qytetit të njohur amerikan.

Historia e parkut Gramercy nis në vitin 1831, kur një avokat vizionar për hapësirat e mëdha, Samuel B. Ruggles, bleu atë që në atë kohë ishte jo më shumë se një kënetë.

Ai e thau kënetën dhe tokën e quajti “Ferma Gramercy”. Më pas planifikoi një qendër banimi me 66 shtëpi dhe me një park rreth 8000 metra katrorë, të cilin e kuroi me kujdes.

Më pas ai nisi të pranojë vetëm banorë që do të binin dakord për një kusht: që ta mirëmbanin parkun brez pas brezi.

Banorët paguajnë rreth 350 dollarë në vit për të mbajtur çelësin, dhe bravat e parkut ndërrohen çdo vit. Sot janë 39 ndërtesa rrotull parkut, banorët e të cilave kanë të drejtë të marrin një çelës.