FOTOT/ Hodhi plehrat nga makina, kryetari i bashkisë ia dërgon në shtëpi

228

Mendoi se mund të shpëtonte lehtë pasi hodhi qesen e plehrave nga makina përgjatë një rrugë në Padovano të Italisë.

Por në vend të kësaj, mbeturinat iu kthyen në shtëpi.

Kjo falë raportimit të disa të rinjve dhe kamerave të rrugës që kishin filmuar momentin.

Kryetari i bashkisë, Cesare Mason u shfaq në derën e shtëpisë së qytetarit duke i thënë: “Unë erdha të ju jap përsëri atë që keni humbur në rrugë.”

Por nuk mbaroi me kaq sepse së bashku me qesen e mbeturinave, në shtëpinë e qytetarit mbërriti edhe gjoba.