FOTOT/ ‘Legjendat Shqiptare vijnë në Novelat Grafike’

146

Përmbyllet me sukses edicionin i katërt i Konkursit Kombëtar ‘Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike’.

E veçanta e edicionit të këtij viti ishte se, për herë të parë ky konkurs kombëtar zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e famshëm “Qyteti Ndërkombëtar i Tregimeve Vizatimore dhe Imazhit” në Angulem, Francë, i cili ofron dhe një bursë për fituesin e çmimit të parë. Ky edicion organizohet në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Shqipëri.

Pa dallim moshe e profesioni në këtë konkurs morën pjesë 42 artistë, nxënës e studentë, në shprehjen artistike inovative të temave e subjekteve, frymëzuar nga trashëgimia, historia e identiteti ynë kulturor.

Çmimet u ndanë si më poshtë:

Henri Dimo fitues i çmimit të parë dhe i një stazhi dyjavor në Francë në institutin më të rëndësishëm të zhvillimit të kësaj gjinie në Qytetin Ndërkombëtar të novelave grafike në Angulem.

Vilson Haxhiraj,fitues i çmimit të dytë dhe Monika Dika, fituese e çmimit të tretë.