FOTOT/ Luçe Hasanaj, një grua që frymëzon

45

Luçe Hasanaj një grua plot kurajo e kalon ditën duke u kujdesur sa për fermën, aq edhe për bashkëshortin e saj me aftësi të kufizuar.

Me një portret që të transmeton dashuri dhe vendosmëri të pashoqe, Luçja rreth 12 vite më parë u bë pjesë e sektorit të blegtorisë duke ndërtuar një baxho për përpunimin e qumështit. Fill pas këtij momenti, ajo ka pasur në mendje zgjerimin e aktivitetit me fermën e saj.

Me mbështetjen e AZHBR, gruaja nga Shkodra arriti të ndërtojë fermën duke pajisur atë edhe me sistemin e mjeljes. Sot, ajo ka rreth 174 krerë të imëta në të, të cilat synon t’i shtojë akoma më tepër.