FOTOT/ Mbillen 9 mijë pemë në zonën e Përroit të Thatë

11

Për të kontribuar në shtimin e hapësirave pyjore, ruajtjen e biodiversiteteve, zvogëlimin e erozionit por në të njëjtën kohë duke iu ofruar një shans punësimi familjeve me të ardhura të pakta, GIZ në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe qeverisjet vendore po zbaton për herë të dytë nismën “Punë për Komunitetin”.

Në zonën e Përroit të Thatë, projekti ka bërë të mundur punësimin e 15 personave, me qëllim kryerjen e mbjelleve të rreth 9000 fidanëve të pishave të egra, të cilat do të pyllëzojnë një sipërfaqe prej 4 ha.

Kjo pishë u zgjodh sepse është një bimë autoktone, e përshtatshme me terrenin.