FOTOT/ Mësonjëtorja e parë Shqipe merr shkëlqimin e merituar, shihni si është transformuar

64

Emblema e historisë së arsimit shqip, Mësonjëtorja e parë Shqipe, sot Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, është tashmë e rikonstruktuar tërësisht në sajë të një investimi të qeverisë shqiptare.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe, simbol i luftës për dije dhe dritë, u rikonstruktua me një fond prej 30 milionë lekësh. Investimi përfshiu ndërhyhet për rikonstruksionin e ndërtesës, por edhe për rikonceptimin e saj, duke e sjellë në standardet bashkëkohore muzeologjike.
Muzeu Kombëtar i Arsimit është një institucion i rëndësishëm jo vetëm për Korçën, por për gjithë historinë e arsimit shqip.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë, sot Muzeu Kombëtar i Arsimit, është monument i kategorisë së Parë i shpallur në vitin 1973. Kjo ndërtesë ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo, i cili e dhuroi banesën për shkollën shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri.

Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, si dhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (Evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi.