FOTOT/ Nga emigrant në sipërmarrës, njihuni me të riun nga Rrogozhina që prodhon shparguj

49

Historia e Arturit, emigrant nga Italia që ka vendosur të investojë në tokën e tij, është shembulli real për të gjithë ata që kanë  dëshirë ta shohin Shqipërinë si një destinacionin për të përmbushur ëndrrën e tyre në tokën dhe vendin e vet.

Në Zambisht të Rrogozhinës ai kultivon shparguj, një kulturë bujqësore jo shumë të përhapur në vendin tonë, të cilën e ka kultivuar në Itali më parë, e që thotë se është përshtatur mjaft mirë.

Pas 14 vitesh emigrim dhe përfitim eksperience në fushat e Puljas, ai u rikthye me objektivin e qartë, për të investuar me dijet e marra e për të zgjeruar sipërfaqen prej 7 dynymë tokë të mbjellë.