FOTOT/ Nga Vermoshi në Valbonë, magjia e vjeshtës në veriun e Shqipërisë

30

Pasi ditët e nxehta të verës ia lënë vendin vjeshtës së freskët, vjen edhe një nga transformimet e mrekullueshme të natyrës. Për disa javësh pyjet, luginat dhe kodrinat janë mbuluar nga gjethet shumëngjyrëshe.

Nga e gjelbra, tek ngjyrat e shndritshme: e kuqe, portokalli, e verdhë, shikon hapësira të tëra pyjore të veshura me këto ngjyra.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit publikoi sot pamje të Valbonës, Vermoshit, Burrelit e Tamarës të veshura në të bronztë.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve të mbuluara me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit, në dimër dhe verë.