FOTOT/ Nis restaurimi i një tjeter pasurie kulturore shqiptare

44

Falë “Bonusit të Rijetësimit”, ka filluar puna për restaurimin dhe rijetëzimin e banesës së Vëllazërisë Lubonja, Korçë, e cila do të jetë një tjetër atraksion me vlera të spikatura arkitekturore që shpëton nga degradimi.

Drejtori i DRTK Korçë, Gjergji Koki, ka postuar në rrjetet sociale një album fotografik nga banesa e Vëllazërisë Lubonja, pasuri kulturore e cila rrezikonte shembjen.

Banesa ka qenë prej vitesh e braktisur, për shkak të pamundësisë të pronarëve për të kryer punime për mirëmbajtjen e saj, çka ka sjellë edhe rrënimin e banesës.

Ndërhyrjet konsistojnë në të gjithë restaurimim e strukturës edhe elementeve arkitektonike.