FOTOT/ Njihuni me urën e Brarit, monument kulture i kategorisë së I-rë

108

Ura e Brarit mbi lumin e Tiranës ndodhet nën fshatin Brrar, pjesë e Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”. Kjo urë përfaqëson një urë guri me një qemer rrethor me dy faza ndërtimi.

Në fazën e parë, ajo e fillim shek. XVIII, kalldrëmi i urës ka qenë më i pjerrët, pastaj kjo pjerrësi u zbut duke shtuar muret nga të dy anët.

Ura e Brarit ka lidhur fshatin Brrar me Tiranën dhe me rrugën e karvaneve Tiranë – Dibër, e cila kalonte nëpër fshatin Tujan. Ura e Brarit është monument kulture i kategorisë së I.