FOTOT/ Parku i Pavarësisë, një oaz fantastik në Vlorë

127

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë dita dites, duke i dhene Vlores nje tjeter pol turistik.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është projekt i Rilindjes Urbane të Vlorës, në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren, një oaz fantastik me shtëpinë e flamurit mes gjelbërimit dhe plot kënde pushimi e argëtimi për të gjitha moshat.

Projekti që ka nisur po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.