FOTOT/ Si kurrë më parë, sistemi i ri i ndriçimit i jep kalasë së Beratit shkëlqimin e merituar

23
Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, është ndriçuar sot duke rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Falë projektit të ndriçimit, ‘qyteti i një mbi një dritareve’, sot duket edhe më i bukur dhe në pritje të më shumë vizitorëve.

Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.