FOTOT/ Trajnim dhe punësim për 30 të rinj në Berat

18

Bashkia Berat dhe Organizata HELP Hilfe zur Selfsthilfe- Zyra e Shqipërisë, po zbaton projektin e punësimit sezonal për të rinjtë, të cilët marrin një profesion duke punuar pranë një biznesi në fusha të ndryshme si artizan, shërbime si hoteleri, bar-restorant dhe prodhim.

Janë 30 të rinj, të cilët pas një procesi aplikimi, janë përzgjedhur për të përfituar trajnim në vendin e punës, duke u punësuar për një periudhë 6 mujore pranë bizneseve lokale dhe duke patur mundësinë për punësim të vazhdueshëm edhe pas përfundimit të projektit.

Projekti “Fuqizimi ekonomiko-shoqëror i Ballkanit Perëndimor”, mbështetet financiarisht nga Zyra e Jashtme.