FRYMEZUESE/ Njihuni me Abdylin dhe Rushen nga Hasi, kanë 33 lopë dhe 230 dhi

2716

Investimi në blegtori po shndërrohet në përparësi për shumë banorë të zonave rurale, të cilët po shtojnë tufat dhe angazhojnë forca të reja në punë.

Frymezues eshte shembulli i Avdylit dhe Rushes, çiftit nga Golaj i Hasit, që ka 30 vjet që merret me blegtori.

Blegtoria është e lodhshme, por edhe hajrin ia kena pa”, thotë ai.

Bashkë me dy prej djemve, Avdyli mbarështon 230 krerë dhi dhe 33 krerë lopë..

Abdyli tregon me krenari se e gjithë zona e Hasit njihet për të ashtuquajturën “Caporja e Hasit”, ose “dhia e kuqe”, e cila karakterizohet nga një temperament i veçantë, e durueshme ndaj temperaturave të ulëta dhe mish shumë të shijshëm për konsum.