Fundjavë e magjishme për të apasionuarit pas teatrit

285

Një fundjavë plot me mundësi për ata që preferojnë të shkojnë në teatër.  Më poshtë axhenda e shfaqjeve, duke filluar që sonte për të vazhduar gjithë fundjavës.

1-Në Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor , të dielën, 23 tetor, ora 19.00 shfaqet një superpremierë : FLAUTI MAGJIK i Moxartit me skuadrën e talentuar ndërkombëtare nga Opera e Brezit Tjeter dhe dirigjentin vienez Pierre Pichler.

Por nëse nuk mundeni të dielen, Flauti Magjik do të jetë sërish për ju në skenë në datë 25 tetor.

2-Të premten në datë 21 tetor  premierë në Teatrin Kombëtar ”FAMILJA TOT”, nga hungarezi Orkeny Istvan dhe regji nga Andia Xhunga . Komedi jo vetëm për t’u zbavitur por edhe për të reflektuar nën lojën e aktorëve që nuk zhgënjejnë. Në datat 21-22-23 tetor.

3-Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vazhdon të shfaqë premierën “Kthim në shtëpi” me aktorët: Myzafer Zifla, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga , Kristian Koroveshi , Florand Veizi, Esela Pysqyli . Në datat 20, 21, 22, 23 tetor 2016, ora 19:00.

4-Teatri i Kukullave  Tiranë ka hapur dyer edhe për të rriturit . “Shembja e shtëpisë Asher” përmban gjithë esencën e një thrilli gotik. Një shtëpi e mallkuar në një vendndodhje të trishtuar. Edgar Allan Poe ju ‘mbledh’ me aktorët Laerti Vasili , Luli Hoxha dhe Gjergj Mena , në datat 21-22-23 tetor, ora 19:00

5-Shfaqet sonte premiera e dramës shqipe të Dionis Bubanit “Tre dhëndurët” që rikthejnë lumturisht aktoren Hajrie Rondo në skenë me regji të Sonila Kapidanit, dhe vijon në fundjavë.

14681568_1836121343267033_15744508700856079_n14641923_1836121473267020_8336027597841447671_n14721641_1836121609933673_7698011269056621907_n14610986_1836121719933662_7457146819817735904_n14572294_1836121506600350_860001539102742484_n