Krahas përmirësimit të infrastrukturës, Njësia 13 është një ndër zonat e para në Tiranë që furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë.
Janë 130 pallate me 12 mijë banorë, që do të kenë ujë 24 orë.
Bashkë me administratorët e pallateve, banorët kanë nisur heqjen jo vetëm të depozitave në tarraca, por edhe të atyre të përbashkëta.
UKT po punon paralelisht për investime në linjat kryesore të transmetimit dhe në përmirësimin e rrjeteve të shpërndarjes nëpër lagje.