Gazeta izraelite: “Fjala e Nderit” shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri

36

Gazeta e madhe izraelite “Israel Hayom” ka botuar një speciale rreth shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri me titull “Fjala e Nderit”. Teksa sjell disa histori konkrete, gazeta vlereson mikpritjen shqiptare, ku asnjë hebre nuk u dorëzua.

“Ruajtja dhe shpëtimi I mikut, është një premtim. Ai buron nga një kod i lashtë kulturor në Shqipëri, i cili vlen si për myslimanët, ashtu edhe për të krishterët, dhe specifikohet në një kanun ose sistem të ligjeve dhe etikës, i cili ka qenë një pjesë qendrore e trashëgimisë shqiptare për breza.

Sipas kodit, kujtdo që ka nevojë për shpëtim, pavarësisht fesë, racës dhe gjinisë, duhet të ndihmohet, dhe çdo vizitor i huaj ka një bekim. Ruajtja e mikut është pjesë e nderit shqiptar, dhe kur njeriu i jep Besën, të gjithë të afërmit dhe miqtë e tij janë gjithashtu të përkushtuar për të përmbushur premtimin e tij.

Sipas traditës shqiptare, një person që shkel Besën, turpëron veten dhe familjen e tij dhe rrezikon ndëshkimin e rëndë, deri në vdekje. Shqiptarët theksojnë aspektin humanist dhe moral të kulturës së tyre dhe edukimin e dashurisë njerëzore, i cili tejkalon çdo paragjykim. Gjatë njërës nga periudhat me te errëta të historisë moderne, shqiptarët dëshmuan respektimin e vlerave të tyre dhe shpëtuan jetën e mijëra hebrenjve”, shkruan gazeta.