Gazetarja e famshme e CNN magjepset nga takimi me Ermonela Jahon, poston foton dhe mesazhin

84

Gazetarja e famshme e CNN, Christiane Amanpour ka postuar një foto me Ermonela Jahon në Londër, duke e vlerësuar maksimalisht sopranon shqiptare

“Prapaskenat këtë fundjavë. E impresionuar nga sopranoja e shkëlqyer shqiptare, Ermonela Jaho, në rolin e Violetës në një histori tragjike të dashurisë, “Verdi La Traviata”, shkruan gazetarja bashkangjitur postimit.

Gazetarja e famshme ka realizuar një intervistë për operan “La Traviata” e Xhuzepe Verdit, pjesë e të cilës është edhe sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho.