Gjiganti që prodhon pjesë për Hyundai-n dhe KIA-n, së shpejti vjen në Shqipëri

427

Fabrika e kompanisë Yura, që prodhon pjesë për Hyundai dhe Kia, shumë shpejt do të fillojë punën në Shqipëri. Së shpejti menaxhimi do të zhvendosë një pjesë të prodhimit të tij nga fabrika e Leskovacit ne Serbi, në Shqipëri. Departamenti që do të shkrihet, i cili merret me prodhimin e kabllove, aktualisht punëson në Serbi rreth 1500 punëtorë. Pritet që me transferimin ne Shqiperi, te punesohen 1500 persona.

Me sytë nga Shqipëria

Yura Corporation dorëzoi në fillim të këtij viti një plan biznesi pranë autoriteteve shqiptare, për të fituar kontratë 1 euro në Fier. Plani i  biznesit premton një investim të konsiderueshëm, si dhe punësim në nivele të kënaqshme të paktën si fillim sipas një prononcimi të mëparshëm nga AIDA-s. duket se edhe për Shqipërinë po shfaqen në horizont disa mundësi për zhvillimin e kësaj industrie automotive për procese elementare. Në kushtet kur sot janë dy kompani të cilat kanë gjeneruar punësim të dukshëm dhe kanë plane zhvillimi, si PSZ Albania  dhe Forschner Albania, të dyja gjermane, në treg është shfaqur interes edhe nga kompani të tjera.