Gjithçka në telefon/ Rekord aplikimesh për pasaportë të re në e-Albania, mbi 21 vite pritje të kursyera në radhë

22

Rekord aplikimesh online për t’u pajisur me pasaportë të re.  Plotësimi elektronik i formularit të aplikimit është kthyer në një nga shërbimet më të përdorura për qytetarët, nga maji i vitit 2020, kur nisi implementimi në e-Albania.

Në vetëm 11 muaj, rreth 189 mijë qytetarë kanë aplikuar në e-Albania për të plotësuar formularin elektronik, duke eliminuar përgjithmonë ecejaket dhe radhët e gjata të pritjes në sportelet e policisë.

Ky shërbim i dedikuar online ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke i kursyer kohë dhe vajtje-ardhje të panevojshme në komisariate.

21.5 vite kohë pritje u janë kursyer qytetarëve vetëm falë plotësimit online të formularit të aplikimit, që zgjat më pak se 2 minuta. e-Albania është sot platforma e çdo qytetari, që aplikimin për pasaportë mund ta bejë online, direkt nga kompjuteti apo smartfoni për t’u pajisur me dokumentin e ri.