Gjuha shqipe pjesë e programit të shkollave fillore në Hamburg të Gjermanisë

47

Gjuha Shqipe do të jetë pjesë e programit të mësimor të klasave fillore në Hamburg. Lajmin e kanë bërë të ditur mësuesit e mësimit shqip “Fan Noli” pranë shkollës Maretstraße në Hamburg Nadire Redjepi dhe Muhamet Idrizi

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë që tani më edhe zyrtarisht  duke filluar që nga viti i ardhshëm akademik gjuha shqipe do të ofrohet edhe si gjuhë e dytë apo e tretë e huaj për të gjithë nxënësit që nga klasa e shtatë dhe se gjuha shqipe tani më është bërë pjesë e plan programit të ri të klasave fillore në ministrin e Hamburgut.

Nisi si një ëndërr dhe u bë realitet. Kjo për ne është përmbushje e misionit tonë si mësues shqiptar në një ved demokratik siç është Gjermania.

Tani na duhet përkushtim dhe angazhim për të mësuar gjuhën tonë të bukur shqipe dhe të certifikojmë ashtu siç bëjnë gjuhët tjera evropiane.

Në ditët në vazhdim do keni rastin të takohemi në një mbledhje të përbashkët me prindërit, ku do të flasim më gjerësisht në lidhje me regjistrimin, kushtet dhe benefitet që ju sjell nxënësve ndjekja e  mësimit shqip jo vetëm si gjuhë e prejardhjes, por tani më si gjuhë e dytë apo e tretë e huaj” shkruhet në njoftimin e tyre.