Energjia e rinovueshme është një nga sektorët që mbështet programi IPARD II, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare.
Deri tani janë financuar 27 sipërmarrje për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ku përfshihen stallat, magazinat për ruajtjen e produkteve, bujtinat, linjat e përpunimit etj.
Programi IPARD II, financon grante nga 50 % deri në 70 % të vlerës së investimit për prodhimin e energjisë së rinovueshme në sektorin e bujqësisë.
Mendohet që kjo është një mënyrë shumë e mirë për kursimin e energjisë elektrike dhe pakësimin e kostove për fermerët, përmes ndërtimit të paneleve fotovoltaike në sipërmarrjet rurale, kursen deri në 90% të konsumit të energjisë elektrike.
Mbështetja për të këtë sektor do të vijojë edhe në programin IPARD III, me qëllim uljen e kostove për ekonominë fermere.
Fermerët dhe sipërmarrjet rurale, do të përfitojnë nga një akses më i gjerë në financim për projekte të ruajtjes energjetike, falë edhe programit IPARD III, që nis vitin që vjen.
/ata.gov.al