Guri i Kamjes, një prej destinacioneve turistike malore më të veçanta të Pogradecit

16

Guri i Kamjes, monument natyre tërheq nga viti në vit gjithnjë e më shumë turistë, gjatë verës dhe sezonit të dimrit.

Guri i Kamjes, një monument ku natyra ka skalitur gjithë talentin e saj për të qenë edhe një prej destinacioneve turistike malore më të veçanta të Pogradecit.

Guri i Kamjes, me lartësi 1461 metra mbi nivelin e detit ndodhet në kufirin midis Malësisë së Mokrës në Pogradec dhe asaj të Gorës të rrethit të Korçës.

Shkëmbinjtë ranorë, më të qëndrueshëm ndaj gërryerjes, i kanë shpëtuar sheshimit duke u ngritur mbi zonën përreth si një ishull, në të cilin agjentët e ndryshëm atmosferikë (shiu, bora, era etj), kanë gdhendur forma të shumëllojshme mikrorelievi.

Distanca nga Pogradeci deri në Gurin e Kamjes është 12,7 km me automjet dhe 2,7 km të tjera janë shtigje shëtitjeje.

Ky shteg fillon nga qendra e qytetit të Pogradecit ku përshkohet me makinë për 30 minuta deri në kodrën afër Gurit të Kamjes, dhe pas kësaj shkojmë në shteg alpinizmi, i cili është një shteg i lehtë dhe ne rekomandojmë ta bëni këtë shteg me familjen tuaj.

/ata.gov.al