Guri Rrokaj, mjeshtri i isopolifonisë, kryevepra e trashëgimisë kulturore të njerëzimit

36

Guri Rrokaj është një nga të paktët këngëtarë të isopolifonisë, që vazhdon të mbajë të gjallë këtë kryevepër të trashëgimisë kulturore të njerëzimit. 66-vjeçari nga Aranitasi i Mallakastrës ka filluar të këndojë në moshë fare të re.

Në vitin 1974 ringriti grupin polifonik “Aranitasi”. Veprimtaria e tij kulmoi në festivalin folklorik të Gjirokastrës, në vitin 1988, ku ai mori titullin Laurant i këngës polifonike.

Në repertorin e tij, Guriu numëron rreth 600 këngë polifonike. Ai ka zhvilluar 80 koncerte në Shqipëri dhe shumë shtete të botës. Që prej vitit 1995, 66-vjeçari është pjesë e grupit polifonik ndërkombëtar “Cann” të krijuar në Francë. Pas 55 vitesh karrierë artistike, Guriu ka një peng.

Ai thotë se inistitucionet kulturore shtetërore duhet të tregojnë interes të madh për ta mbajtur gjallë këtë vlerë të rrallë të popullit tonë, e cila që prej vitit 2005 ndodhet në listën e “kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.